Atalanta shokon Juven

18 prill 2021 | 16:58

Juventus bën një tjetër hap fals në Seria A, teksa tashmë rrezikon edhe vendin në Champions. Bardhezinjtë humbën minimalisht 1-0 në duelin direkt ndaj Atalantës, edhe pse në fakt luajtën mjaft mirë.

Pa Ronaldon, Pirlo i besoi Dybala-s nga minuta e parë. Skuadra torineze kishte komandën e lojës, por pa mundur që të gjejë golin me McKennie dhe Moratën, që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Gjimshiti zhvilloi një tjetër ndeshje perfekte në mbrojtje. Kur u duk se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi, 3 minuta nga fundi vjen një goditje e fortë e Malinovskyi-t, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i Alex Sandros. Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë, dy më shumë se Juventusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita ka shënuar…