Atdheu im

21 gusht 2020 | 14:16

Lulëzim Cuka

Se të qanin, kur s’të deshën

se të duan kur të qeshnin

batërdi e prangosur

plagë shpirti i plagosur

anë më anë e vetmuar

cep më cep e shkatërruar

e lënë, kështu si mallkim

ndër sy thahet loti im

 

Se të merrnin, kur të përbaltnin

se të pastronin, kur të flaknin

anekënd si plaçkë e djegur

Jo ky dhe, nuk është tretur,

kjo tokë, është e bekuar

mallkuar qoftë kush e ka harruar

mallkuar qoftë ai birë shqiptari

që merr frymë prej tradhtari.

 

Se të kishin, sikur të donin

të dhuronin, e s’të mbanin

Jo atdheu, Jo nuk flaket

as nuk shitet, as nuk falet

anekënd e gjakosur

prej se gjalli e varrosur

po vajton me mundim

plagë e dhembje mbi trupin tim

me plumba mbushur rrethuar flakët

mbi trupin tënd jetojnë plagët

nën dheun tënd janë hapur varre

gurë, lule, lapidare

 

Se të qanin, kur s’të deshën

se të duan, kur të qeshnin

s’është foleja e tradhtarëve

por është kulla  e të parëve

 

Se të vrisnin, e s’të mbronin

të  rrëzonin, e s’të ngrinin

s’janë shqiptare, por zuzarë

e n ‘këtë tokë kërkojnë varr

në gji tradhtari s’ka me hy

por si shtyma kanë me u pështy

ka me i pështy kjo tokë ky dhe

tradhtaret pa Fe e Atdhe.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari Arben…