ATK-ja: Aplikojeni saktë normën e TVSH-së

02 maj 2018 | 16:36

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë personat të cilët janë deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), janë të detyruar të aplikojnë saktë normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Deklaruesit e TVSH-së duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si: shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi; shitjet e liruara me të drejtë kreditimi; eksportet; shitjet e tatueshme me normën 18 për qind; dhe shitjet e tatueshme me normën 8 për qind.

ATK-ja ka bërë me dije se disa nga këta tatimpagues nuk janë duke zbatuar këtë obligim. “Disa nga këta tatimpagues nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave/shërbime të aplikojnë saktë normën e TVSH-së dhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së. ATK-ja, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ju do të përballeni me ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor”, është thënë në njoftimin ATK-së, për të shtuar më të tej se: “Përveç si detyrim ligjor, pagesa e tatimeve është edhe një detyrim civil, andaj me deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të ndihmoni në mbështetjen e programeve të përbashkëta, si shërbime cilësore publike, rrugë të sigurta, arsim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe një zhvillim më të mirë ekonomik dhe shoqëror”, është theksuar në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka…