ATK-ja gjobiti 13 biznese të lojërave të fatit

29 janar 2018 | 15:13

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Divizioni i Lojërave të Fatit, ka ndërmarrë një aksion në disa komuna, me ç’rast ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit.

Këto subjekte janë ndëshkuar nga ATK-ja me gjoba në vlerë 52,000 euro. “Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës. Divizioni i Lojërave të Fatit do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK për rastet që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshëm”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universitetet publike dhe kolegjet private vazhdimisht janë duke u kritikuar…