Kështu kopjojnë studentët në Kosovë

29 janar 2018 | 15:09

Universitetet publike dhe kolegjet private vazhdimisht janë duke u kritikuar për mungesë të cilësisë akademike.

Kjo gjendje e tillë në arsim, është duke u reflektuar edhe tek studentët. Krahas studentëve shembullor, ka edhe të tillë që shfaqin kreativitetin e tyre negativ, atë kopjues.

Një fotografi e publikuar nga profesoresha e arkitekturës, Eliza Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”, tregon më së miri gjendjen në të cilën gjendet arsimi në vendin tonë, raporton “Epoka e re”.

Në pjesën e sheshes së ujit “Rugove” ku shkruhet përmbajtja e ujit, apo jepen udhëzimet të tjera, dikush nga studentët ka shkruar definicione nga një lëndë e caktuar mësimi.

“’E pifshi për shnet jo, po për dije’. Kreativiteti pa kufij kur vjen puna me kopjuar n’provim… Urbanizimi ujëëëë”, ka shkruar Hoxha.

Image may contain: drink

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Roger Federer fitoi grand slemin e Australian Open,…