ATK-ja grumbulloi 432.3 milionë euro

11 nëntor 2019 | 16:50

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se vazhdon të ketë progres në mbledhjen e të hyrave edhe për periudhën janar – tetor 2019, duke grumbulluar 432.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 10.4 për qind apo 40.6 milionë euro më shumë.

“Rezultat i kësaj performance është rritja e përmbushjes vullnetare,  ofrimi i shërbimeve profesionale dhe transparente ndaj tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpaguese, si dhe intensifikimi i aktiviteteve të tjera në teren. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilët bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore. Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën…