Gucati: Specialja mund ta ftojë edhe Thaçin, në nëntor priten aktakuzat e para

11 nëntor 2019 | 16:48

Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale pritet t’iu shtohet edhe ajo për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kështu ka thënë për “Kosovapress”, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, teksa ka bërë me dije se brenda muajit nëntor presin rreth tri aktakuza nga kjo gjykatë.

Gjithë këto ftesa, Gucati i ka cilësuar si të papranueshme, duke theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Ai ka thënë se sipas informacioneve jo zyrtare që posedojnë deri më tash janë rreth 250 ftesa për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, e sipas tij disa prej tyre në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve.

Ndërsa avokati Artan Qerkini, ka thënë se numri i shtuar i ftesave ditëve të fundit tregon se edhe Specialja është vënë para një presioni të atyre që po e sponsorizojnë.

Teksa ka thënë se statusi i një personi gjatë hetimeve nuk është definitiv, pasi sipas tij mund të ndryshojë nga dëshmitari në të dyshuar dhe anasjelltas.

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçaj, i cili ka qenë ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar vendimet e Panelit…