ATK-ja bën tërheqjen e numrave potencial fitues

08 nëntor 2019 | 11:39

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e  tremujorit të tretë (TM3) 2019.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në “RTK”, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,505.

 

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 11 Nëntor deri me datën 15 Nëntor 2019 nga ora 08:00- 16:00.

“Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Lista e fituesve gjendet publike në ueb faqe të linku:

http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2019/11/Lista-perfundimtare-e-fituesveTM3_2019.pdf

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenneri dhe Drake janë në një lidhje? Disa burime…