ATK-ja kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet

25 mars 2023 | 10:43

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave tatimore për rreth 25 milionë euro më shumë në muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë sfidë për këtë institucion tatimor mbetet evazioni fiskal.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në intervistën për KP ka folur për aktivitetet e ATK-së në luftimin e informalitetit, inkasimin e të hyrave tatimore dhe trajtimin e sektorit të estradës në aspektin tatimor.

Murtezaj ka theksuar se janë duke punuar në identifikimin dhe krijimin e të dhënave për individ apo biznese, si hotele dhe restorante, që kanë krijuar fitime kapitale, por që nuk i kanë paguar tatimet.

Ai u bëri thirrje edhe këngëtareve dhe grupeve muzikore që nuk i kanë raportuar tatimet, të paguajnë të hyrat e tyre.

“Dua të bëj thirrje që ta deklarojnë të gjithë ata të cilëve nuk ju ka filluar procesi i kontrollit tek këngëtari, grupi muzikor apo cilitdo aktivitet tjetër që të deklarojnë të hyrat reale. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar edhe në trajtimin e fitimeve kapitale, kategori kjo e të hyrave të cilat në të kaluarën është raportuar, por jo në përmasat që kanë qenë të dhënat reale. Pra, në këtë drejtim jemi duke punuar në identifikim dhe krijim të te dhënave për inidivid apo bizneseve që kanë krijuar fitime kapitale dhe të cilat nuk kanë raportuar apo nuk kanë paguar tatimet”, tha Murtezaj.

Drejtori i ATK-së, ka pranuar se ka informalitet në Kosovë, por që sipas tij, janë në përpjekje për ta ulur këtë dukuri.

“Ne e dimë që ka informalitet ende në masë të konsiderueshme, por duke ju referuar digjitalizimit të procesit të punës në ATK nga dita në ditë ky informalitet po zvogëlohet, pra po minimizohet ose po zvogëlohet mundësia e informalitetit për shkak të avancimeve digjitale të ATK-së, pra krijimi i softuerëve të ndryshëm të cilët duke i gërshetuar informatat e ndryshme nga burime të ndryshme që vijnë, vënë në pah të gjitha rastet kur kemi informalitet”.

“Kjo i referohet edhe faktit të inspektimeve që kemi pasur gjatë vitit të kaluar, shembull në sektorin e gastronomisë, në kuadër që hyjnë hotelet, restorantet, këngëtarë, grupe muzikore e të tjera dhe e dimë se gjatë gjithë vitit të kaluar përveç inspektimeve dhe komunikimeve të vazhdueshme që kemi pasur përmes takimeve të ndryshme, ne kemi vazhduar të bëjmë thirrje që të deklarojnë dhe të paguajnë secili këngëtar apo grup muzikor të hyrat që ata vërtetë i realizojnë dhe të paguajnë tatime. Kjo ka bërë që të ketë rritje të formalizmit, rritje të deklarimit të te hyrave të tyre nga rreth 10 milionë euro që ishte në vitin 2021 në mbi 21 milionë euro në vitin 2022 si dhe rritje të pagesës të tatimeve nga 800 mijë euro në rreth 2 milionë euro”, tha Murtezaj.

Tutje, drejtori Murtezaj ka theksuar falë reformave të shumta që kanë bërë është rritur performanca e ATK-së./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milo Gjukanoviq ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve…