ATK-ja pezullon nga detyra dy inspektorë tatimorë

03 dhjetor 2018 | 10:33

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka pezulluar nga marrëdhënia e punës dy inspektorë tatimorë, të cilët janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë.

Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor si dhe një inspektore e lojërave të fatit.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tone. ATK-ja falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative”, është thënë në njoftimin për media.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kanë lindur…