ATK-ja prezanton rregulloren e brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit

08 shtator 2021 | 12:52

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli, kanë prezantuar rregulloren e brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit për ATK-në, e cila njëherësh është edhe ndër rregulloret e para të hartuara nga institucionet e vendit.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet nga një institucion i vetëm, por kjo luftë duhet të jetë në vazhdimësi brenda institucioneve”, kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj gjatë fjalës së tij.

Ai po ashtu ka shtuar se kjo rregullore ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit për të gjithë stafin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Në rregullore përveç kufizimeve të vendosura për stafin kemi përcaktuar edhe obligimet e udhëheqësve, si dhe Divizionit të Standardeve Profesionale për parandalimin, detektimin dhe trajtimin e informacioneve për konflikt të interesit. “Kufizimet që kemi bërë për stafin e ATK-së janë nxjerr në bazë të një vlerësimi të riskut për mundësit e keqpërdorimit të pozitave zyrtare”, ka thënë Murtezaj.

E nga ana tjetër, drejtori i AKK-së Shaip Havolli ka thënë se si institucion përgjegjës për vlerësimin, parandalimin e konfliktit të interesit e përshëndesim institucionin e ATK-së për këtë hapë, pasi që hartimi i kësaj rregullore është ndër të parat nga të gjitha institucionet e vendit dhe njëherësh shumë e nevojshme.

Ai veç tjerash ka përmendur bashkëpunimet e tjera që kanë me ATK-në të cilat janë shumë të dobishme në luftimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Në këtë konferencë po ashtu u përmenden disa nga masat (ndalesat) e vendosura në këtë rregullore.

Vlen të theksohet se në këtë rregullore janë përcaktuar edhe mënyrat e trajtimit dhe detektimit të situatave të konfliktit të interesit, hartimi i kësaj rregullore është bërë edhe në bashkëpunim me sindikatën e ATK, konsultime me OJQ, USAID, etj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime…