ATK-ja publikon broshurën “Përmbushja tatimore”

05 korrik 2021 | 13:55

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me qëllim që të njoftojë të gjithë personat lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, ka publikuar të hënën broshurën “Përmbushja tatimore”.

“Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj. Andaj, personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Kosovë, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe paguajnë tatimin. Përmes kësaj broshure të gjithë personat do të informohen më për së afërmi për obligimet e tyre tatimore, si: mënyrën e regjistrimit, mbajtjes së dokumentacionit, deklarimit dhe pagesës së tatimeve dhe kontributeve, konform legjislacionit tatimor në fuqi”, ka njoftuar ATK-ja.

Më tutje, ATK-ja ka theksuar se në vazhdimësi do të identifikojë personat të cilët i’u shmangen detyrimeve tatimore.

ATK-ja ka inkurajuar të gjithë personat që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

Broshura “Përmbushja tatimore” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së “www.atk-ks.org”, tek vegëza “multimedial”, si dhe të njëjtën çdo person mund ta ketë edhe në formë fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…