ATK-ja: Për pesë muaj mblodhëm 24 milionë euro më shumë

09 qershor 2021 | 11:34

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar – maj 2021 ka tejkaluar planin e të hyrave.

Sipas ATK-së, kjo vlerë është për 23.9 milionë euro më shumë.

“Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milionë euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së, duke njoftuar se në total kanë mbledhur 242.9 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Morina është liruar nga detyra e drejtorit ekzekutiv në…