Atletico, 42 milionë euro për Jamesin

08 korrik 2019 | 14:14

Gjatë gjithë javës së kaluar, James Rodrigez ka qenë një nga emrat më të përmendur në Spanjë dhe në Itali. Kolumbiani në pronësi të Realit, kërkohet nga Napoli me ngulm, por tashmë në lojë fuqishëm është futur dhe Atletico e Madridit.

Siç raporton “Il Mattino”, Napoli ka mbetur pas në garën me Atleticon, kjo pasi madrilenët janë gati të bëjnë një ofertë prej 42 milionë eurosh për blerjen e Jmaesit nga Reali. Do të jetë me shumë rëndësi përgjigja e lojtarit, i cili tundohet nga Napoli, pasi do të jetë nën urdhrat e Carlo Ancelottit, trajner që kanë shkuar shumë mirë gjatë periudhës te Reali.

Disavantazhi i Napolit në këtë “histori” është se kërkon një vit huazimin e lojtarit dhe më pas blerjen e kartonit të tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të…