Jashari priti në takim Alketa Mecini, fituese e garës ‘Genius Olympiad’

08 korrik 2019 | 14:11

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të hënën në takim nxënësen Alketa Mecini, e cila ka zënë vendin e parë në olimpiadën botërore “Genius Olympiad” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar kështu medaljen e artë në një garë globale me pjesëmarrje nga 70 shtete të ndryshme të botës dhe mbi 1 200 projekte të shkencës, artit dhe teknologjisë.

Kryetari Jashari e ka përgëzuar Alketën për arritjen e saj, duke ia ndarë asaj çekun në vlerë prej 400 euro.

Jashari ka thënë se nxënësja Alketa Mecini është shembulli më i mirë dhe konkret se me angazhim e përkushtim në mësime dhe punë ëndrrat bëhen realitet.

Projekti me të cilin është paraqitur në “Genius Olympiad”, paraqet një mënyrë alternative për krijimin e antibiotikëve, duke përdorur bimët medicionale.

Kjo metodë është përdorur në mënyrë që të parandalohet rezistenca ndaj antibiotikëve në trupin e njeriut.

Bima medicionale që është studiuar ishte “Achyranthes Aspera”, bimë kjo që gjendet në natyrë me shumicë ne kontinentin e Azisë dhe Afrikës”.

Alketa Mecini ka qenë nxënëse e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj, ndërsa tani vijon mësimet në kolegjin “Mehmet Akif”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të…