Atletico dhe Juve shijojnë fitoret e para

01 tetor 2019 | 23:01

Atletico Madrid dhe Juventus kanë shijuar fitoret e para në ketë edicion të Ligës së Kampionëve.

Atletico e mposhti në Rusi skuadrën e Lokomotivës me rezultat 0-2, derisa shënues ishin Joao Felix dhe Thomas. Ndërsa Juventusi e mposhti Bayer Leverkusenin (3-0). Për “Zonjën e Vjetër” golat i shënuan Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo.

Pas kësaj xhiro Atletico dhe Juve kanë nga katër pikë, kurse Lokomotiva ka tri pikë. Leverkuseni mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në…