Atletico ka mbrojtjen më të mirë në Evropë

21 tetor 2020 | 13:28

Bayern Munchen sonte përballet me Atletico Madridin. Trajneri i Bayernit, Hansi Flick foli për mbrojtjen e fortë të skuadrës nga Madridi.

“Atletico ka mbrojtjen më të mirë në Evropë”, ka thënë Flick.

Stefan Saviq luan në mbrojtjen e Atletico, dhe malazezi e di se nuk do të jetë e lehtë për të ruajtur Lewandowskin.

“Ne kemi motivim të madh para fillimit të Ligës së Kampionëve. Shpresoj që në fillim të arrijmë një rezultat të mirë. Do të jetë e vështirë, por mendoj se jemi gati. Çelësi është të organizohemi në mbrojtje, të kemi forcë dhe me cilësinë që kemi në ofensivë mund t’u krijojmë probleme atyre”, ka shtuar Saviq.

Saviq ka kujtime të bukura nga ndeshjet e mëparshme me Bayern. “Ishte sezoni 2015/16, i pari im në Atletico. Ne humbëm në Mynih në gjysmëfinale, por arritëm në finale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se kryeministri…