Atletico Madrid rrezikon titullin pas humbjes nga Bilbao

26 prill 2021 | 00:00

Kreu momental i La Ligës, Atletico Madrid, ka pësuar humbje nga Atletico Bilabo me rezultat 2-1.

Të parët që shënuan ishin baskët qysh në minutën e tetë, me anë të Alejandro Berenguer dhe me këtë rezultat skuadrat mbyllen pjesën e parë.

Në mintuën e 77’, Stefan Savić barazoi shifrat në 1-1 dhe u mëndua se Atletico Madrid siguroi të paktën një pikë duke i shpëtuar humbjes, por Bilbao u përgjigj nëntë minuta më vonë me Inigo Martinez që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë humbje, Atletico Madrid rrezikon titullin e La Ligës, pasi që ka dy pikë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe deri në fund të kampionatit do ta ketë një përballje direkte me ekipin katalunas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka…