Atletico synon transferimin e sulmuesit të Arsenalit

14 janar 2020 | 15:13

Atletico Madrid po has vështirësi për të arritur menjëherë te Edinson Cavani.

Trajneri Diego Simeone dëshiron me çdo kusht një sulmues në janar dhe për bomberin uruguaian nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga Paris Saint Germain ndaj dhe drejtuesit spanjoll kanë nisur ofensivën për Alexandre Lacazette.

Ky i fundit nuk është zgjedhja e parë në sulm për trajnerin Mikel Arteta e gjithashtu nuk pritet që klubi t’i ofrojë rinovimin ndaj dhe me një ofertë të rëndësishme, sulmuesi francez mund të transferohet drejt “Los Colchoneros”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka…