Basiru Mbye përforcon Feronikelin

14 janar 14:58

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar sot futbollistin Basiru Mbye. Sulmuesi nga Gambia do të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Drenasi në sezonin pranveror.

Mbye ka lindur më 19 shtator 1999, kurse stili i tij ngjason shumë me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës, mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

“Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asistime për ekipin 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni realizoj 16gola dhe bëri 2 asistime. Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin e…