Nesër hapet afati kalimtar dimëror

14 janar 2020 | 14:50

Nesër (e mërkurë) hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin e Kosovës.

Në afatin kalimtar dimëror, që është prej 15 deri më 22 janar, mund të ndryshojnë ekipin lojtarët që janë pa kontrata apo ata që kanë fletëlëshimin e klubit konform rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre.

Ndërsa lojtarët që vijnë nga klube të huaja mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë…