Atletja suedeze i jep fund jetës: Ndoshta do të kthehem, ndoshta s’do të mundem

23 nëntor 2023 | 11:05

Emilia Brangefalt, njëra prej atleteve të reja më premtuese suedeze ka vdekur në moshën 21-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga Federata Suedeze e Atletikës.

“Gjatë muajve të fundit, Emilia ndihej mjaft keq, në aspektin fizik dhe psikik. Ajo e kishte një mbështetje të madhe nga njerëzit e afërt, por më 13 nëntor ajo i dha fund jetës së saj”, shkruan në njoftim.

Kaisa Bergqvist, kapitene e ekipit suedez të atletikës komentoi: “Është një tragjedi e madhe. E kam të vështirë të gjej fjalë”.

Vrapuesja e re malore kishte potencial të madh, ndërsa e kishte ftuar medaljen e bronztë të botërorit në Chiang Mai, Tajlandë në garën e parë të saj prestigjioze. Këtë verë, ajo përfundoi e pesta në Kampionat Botëror në Innsbruck.

Në një postim të pak javëve më parë, Emilia e kishte bërë një postim në “Instagram”, ku e tregonte problemin që i ishte shfaqur në muajt e fundit me rrahje më të shpeshta të zemrës, ndërsa e pranonte se po e kalon një moment të vështirë psikik dhe fizik.

“Ndoshta do të kthehem, ndoshta nuk do të mundem…”, shkruante ndër të tjera 21-vjeçarja. Dhe, duket se atletja e re suedeze kishte rënë në depresion, me ç’rast e mori vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i AC Milan, Paolo Maldini ka konfirmuar se klubi…