Atyre që s’patën ujë sot u bëhet thirrje t’i lënë çezmat hapur

29 gusht 2020 | 17:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët që sot nuk kanë pasur ujë gjatë ditës, se kur të vije uji t’i mbajnë të hapura çezmat.

Kjo për shkak se uji mund të vijë i turbullt.

lg.php.gif

“Ju që sot keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin e çelikut të Badovcit, ju informojmë paraprakisht që në momentin e parë kur uji fillon të vijë në krojet tuaja, ju lutemi që ato t’i leni hapur, sepse për shkak të punimeve uji mund të jetë i turbullt vetëm në fillim”, njofton KRU “Prishtin”.

KRUP, thotë “leni krojet hapur deri në kthjelltësinë e ujit”.

“Asgjë nuk është shqetësuese”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në…