ATYRE

03 janar 2021 | 15:45

I njoh dhe i ndiej ata që u rrëzuan disa herë, por asnjëherë dhe kurrë nuk u dorëzuan dhe vazhdojnë të qëndrojnë në vetrikalen e tyre duke hapur shtigje të reja drejt jetës së tyre, me pèrpjekje për të arritur synimet dhe gjetjet e reja për t’u realizuar në jetë, pavarësisht sfidave të tyre nëpër të cilat kapërcejnë gjithë pengesat e mundshme.

Pra, me gjithë konsideratën time i çmoj gjithë ata që dinë dhe ia dalin me dinjitet t’i mposhtin të gjitha peripecitë, qofshin ato gjithë plagë dhe përbuzje të shtruara para tyre. Ndaj, dëlirësia e tyre shpirtërore, bëhet forca permanente për t’i luftuar gjiithë të ligat e mundshme, që mund t’i shtron jeta para njeriut.

Mbi këtë kontekst, njoh shumë njerëz, të cilët sytë i patën të mbushur lot, por forca e arsyes për ta mundur të keqen, ata, hidhësitë e jetës i kthyen në lot gëzimi dhe, s’i mos të çmohet njeriu, i cili krahas dhimbjes mban fytyrën e buzëqeshur. Pra, sado që zemra është e vogël, hapësira ​​brenda zemrës duhet të jetë po aq e madhe, aq sa një univers i stërmadhuar, sepse brenda një zemre të vetme banojnë gëzimet, hidhërimet dhe gjëmat tona, ndizen zjarret dhe ngriten erërat, bien qiejt dhe shkrepin vetëtimat.

Gjithë universi është brenda një zemre: dashuritë hidhësitë dhe shtërzimet tona, të cilat duhet amortizuar në kuptimin pozitiv. Prandaj ata të cilët gjatë jetës u sprovuan duke u pèrplasur nëpër muret e jetës, mes sfidave të ndryshme jetësore, por që ende tregojnë motiv dhe vullnet për të jetuar, janë njërëz të cilët e kuptojnë forcën e mendjes, e cila menaxhon me situatat e shtruara para nesh, duke u kalitur nëpër labirinthet e jetës dhe duke mos u dorëzuar kurrë, sepse, një mendje e shëndoshë gjenë motivin për t’ia lehtësuar vetes dhe të tjerëve.

02.01.2021
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Luan KEKA, shpall të pavlefshëm faksimilin e specialistit të…