Australia po digjet

19 nëntor 2019 | 08:20

Qytetarët e Sydneyt të martën janë zgjuar nën një tym të dendur shpërndarë në qiell, në kohën kur 50 zjarre po vazhdojnë të jenë aktive në rajonin juglindor. Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë dhe se nuk priten reshje shiu.

Pjesa më e madhe e bregdetit lindor ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të 50 zjarreve, 28 prej të cilave kanë dalë jashtë kontrollit. Autoritetet i kanë angazhuar më shumë se 1 300 zjarrfikës për t’i luftuar flakët.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 530 shtëpi janë djegur që nga fillimi i sezonit të zjarreve në rajonin New South Wales. Më shumë se 420 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret vetëm në dy javët e fundit. “Më shumë se 1 300 zjarrfikës po e vazhdojnë punën kundër zjarreve sonte, ndërsa meteorologët kanë parashikuar mot të nxehtë, të thatë dhe me erë nesër”, thuhet në deklaratën e Shërbimit Rural të Zjarrfikësve.

Erërat e dërguan tymin e zjarreve edhe në qiellin e qytetit të madh, Sydney. Cilësia e ajrit në këtë vend ishte e dobët, prandaj personat me astmë apo probleme të tjera të frymëmarrjes u këshilluan të qëndrojnë brenda dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast nevoje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) sot feston 20-vjetorin e themelimit.…