Austria mbyll 45 vendkalime kufitare me Republikën Çeke dhe Sllovakinë

14 janar 16:02

Ministri i Shëndëtësisë Rudolf Anschober tha të mërkurën se statistikat e fundit të infeksioneve nga këto shtete janë alarmante.

Që nga mesnata e ditës së enjte, Austria ka mbyllur 45 vendkalime të vogla kufitare drejt Republikës Çeke dhe Sllovakisë për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në dy vendet fqinje, raporton oe24.at

Sipas një urdhëresë të lëshuar nga Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, kjo bëhet për “ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, përcjell albinfo.at

Ministri i Shëndëtësisë Rudolf Anschober tha të mërkurën se statistikat e fundit të infeksioneve nga këto shtete janë alarmante.

Republika Çeke ka një numër masiv të infeksioneve të reja me virusin korona. Në Sllovaki ka dyshime për raste të shumta të mutacionit të virusit të ri, transmeton albinfo.at

Tash, kushdo që hynë në Austri nga këto shtete duhet të nënshkruaj një formular për karantinë, përndryshe hyrja mund të refuzohet.

Ata që pranojnë të hynë vullnetarisht në karantinë, pas pesë ditësh mund të bëjnë një test dhe në rast se rezultati del negativ, mund ta përfundojnë karantinën pa pasur nevojë të qëndrojnë dhjetë ditë.

Ka përjashtime për trafikun e mallrave dhe punëtorët që vijnë nga këto shtete për të punuar në Austri, por paraprakisht duhet të tregohet një vërtetim nga punëdhënësi në Austri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi…