Autobusi bie nga 40 metra lartësi, humbin jetën 34 pasagjerë

26 korrik 2022 | 00:01

Ka shkuar në 34 numri i pasagjerëve të vdekur nga aksidenti tragjik me autobus në Kenian Qendrore, mbrëmjen e së dielës, 24 korrik.

Autobusi plot me pasagjerë doli nga rruga, e për pasojë ra nga urë me lartësi prej 40 metrash.

Në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Transportit dhe Sigurisë thuhet se kompania e autobusëve Modern Coast Express Ltd është pezulluar.

Autobusi ra nga një lartësi prej 40 metrash në lumin Nithi teksa po kalonte një urë, e cila ndodhet 50 kilometra larg qytetit Moru nga ku ishte nisur autobusi me destinacion portin e Mombasa.

Njëzet persona u vranë në vend dhe katër të tjerë vdiqën në spital. Disa trupa janë nxjerrë nga lumi.

Në autobus ndodheshin në total 45 pasagjerë. Fotot nga mediat lokale tregojnë rrënojat e autobusit të dëmtuar.

Numri i të vdekurve në rrugët e Kenias ka shënuar rritje vitet e fundit.

Në periudhën janar-qershor, 1,912 njerëz u vranë krahasuar me 1,754 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet iraniane u ka thënë agjencive të reklamave se sipas…