Autobusi në humnerë, vdesin shtatë futbollistë të vegjël

12 nëntor 2018 | 14:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peru, ku kanë humbur jetën 8 futbollistë të rinj.

Një autobus që transportonte një ekip futbolli gjimnazi është rrëzuar në një luginë të thellë 30 metra, pranë Rondon. Në autobus kanë qenë 18 të rinj, ndërsa 8 prej tyre, përfshirë dhe shoferin, kanë humbur jetën. Dhjetë të tjerët janë shtruar në spital dhe po luftojnë me jetën.

Të shtatë djemtë e vdekur janë të moshës 13-14 vjeç, ndërsa ministrja e shëndetësisë së Perusë, Silvia Pesah, ka folur për tragjedinë e ndodhur: “Fëmijët janë njohur nga familjarët e tyre”, duke mos fshehur trishtimin dhe hidhërimin e saj. Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura, por besohet se shirat e shumtë kanë ndikuar në rrëshqitjen e dheut, çka ka çuar në daljen e autobusit nga rruga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Komisioni për…