Autogoli i pabesueshëm, vetëm 43 sekonda pas aktivizimit (video)

31 korrik 2018 | 16:05

Futbollisti i ekipit kinez, Beijing Guoan, Wei Shihao e mbylli ndeshjen ndaj Shanghai Shenhua me një episod, i cili vështirë se mund të besohet.

Shihao u aktivizua në minutën e fundit të takimit, kur skuadra e tij po kryesonte me rezultatin 2-1, një lëvizje kjo e ndërmarrë nga trajneri i Beijing për të fituar kohë. Por, pas vetëm 43 sekondash në fushën e lojës, Wei Shihao u bë protagonist i një prej autogolave më të pabesueshëm në futboll.

Ai gjuajti fort me të djathtën në zonën e skuadrës së tij, duke e mposhtur portierin dhe duke iu dhuruar kundërshtarëve një barazim, të cilin ata nuk e prisnin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arturo Vidal raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Interin. Kiliani…