Automjete ushtarake gjermane erdhën në Kosovë, KFOR-i jep një përgjigje

15 prill 2024 | 08:42

Të shtunën dhjetëra automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë përmes linjës hekurudhore në Hanin e Elezit.

Pamjet janë publikuar në disa medie.

Këto lëvizje, sipas KFOR-it, nuk kanë të bëjnë me situatën në veri.

Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se këto janë lëvizje normale logjistike.

Kujtojmë se në tetorin e vitit të kaluar Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane pati thënë se kontigjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-s.

KFOR-i në Kosovë ka mbi 4 500 trupa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja amerikane Ivana Stradner ka lëshuar një njoftim në platformën…