Automjetet ushtarake amerikane arrijnë në Kosovë për FSK-në (Foto)

09 dhjetor 2018 | 20:54

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës, raporton “Kallxo.com”.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar të dhënat për…