Autopsia: George Floyd ishte me koronavirus

04 qershor 2020 | 15:07

Afro-amerikani George Floyd, vdekja e të cilit në duart e Policisë shkaktoi një valë protestash në të gjithë SHBA, ka qënë i infektuar me koronavirus disa javë para vdekjes së tij.

Një raport i autopsisë 20-faqëshe të lëshuar nga Zyra e Mjekësisë Ligjore të qarkut Hennepin tregon se ai kishte koronavirusin që në 3 prill.

Sidoqoftë, për shkak se kodi gjenetik i virusit mund të mbetet në trupin e dikujt me javë, ka të ngjarë që ai të ishte asimptomatik në kohën e vdekjes së tij, por tregonte mbingarkesë në krahasim me infeksionin e mëparshëm, thuhet në raportin mjekësor.

Dr. Michael Baden, një ish-mjek ligjor i Nju Jorkut, i cili ishte një nga dy mjekët që kreu një autopsi private për Floyd, i tha New York Times se zyrtarët e qarkut nuk e kishin njoftuar atë që Floyd ishte testuar pozitiv me Covid-19.

“Nëse e bëni autopsinë dhe është pozitive për koronavirusin, është e zakonshme t’u tregoni të gjithëve që do të jenë në kontakt me trupin. Do të tregohej më shumë kujdes,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, asnjë…