Autoritetet serbe e dërgojnë në paraburgim drejtorin komunal të Leposaviqit

09 shtator 2023 | 23:16

Autoritet serbe kanë dërguar në paraburgim drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, i cili është arrestuar sot bashkë me të fejuarën e tij nga Policia e Serbisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

“Radimiroviqin janë duke e dërguar në paraburgim në Beograd nën akuzat për ‘terrorizëm e cenim të rendit Kushtetues në Serbi’, ndërkohë që e fejuara e tij është liruar”, thotë i njëjti burim.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia persekuton serbët e Kosovës. Vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se “drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Sipas Sveçlës, ky arrestim është i padrejtë, si dhe është një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

Radimiroviq është arrestuar sot (e shtunë) nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Serbia vazhdimisht po nxit tensione në Kosovë, derisa edhe ky veprim erdhi pikërisht para takimit të Brukselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka thënë se e ka plotësuar ëndrrën për…