Autorja nga Kosova mbush plot sallën me njerëz në Tiranë

05 korrik 2022 | 14:16

Me datë 26.06.2022, në hotel “The Plaza Tirana”, Antigona Behrami, autorja më e suksesshme nga Kosova, për katër orë rresht ka mbajtur një ligjëratë para 500 personave në Tiranë.

Gra dhe burra, djem dhe vasha, nga të gjitha trojet shqiptare, qindra të ardhur për takim me të nga diaspora, u mblodhën në sallën e konferencave në “The Plaza Tirana” për ta ndjekur ligjëratën e saj dhe bashkëbiseduar me të.

Katër librat e saj për një kohë të shkurtër janë bërë bestsellerë dhe shiten, përpos në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, edhe kudo tjetër në vendet e Evropës dhe të botës.

Në këtë ligjëratë Behrami ka biseduar me qindra të pranishëm për procesin e shkrimit dhe të meditimit. Gjithashtu, të shumta kanë qenë urimet e të pranishmëve për sukseset që kanë shënuar ndër vite falë këshillave të dhëna prej saj dhe seancave online që ua ka mbajtur mijëra njerëzve.

Antigona Behrami deri në fund të vitit do të botojë edhe katër libra të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…