Fillon caktimi i terminëve për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve

05 korrik 2022 | 14:08

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga dita e mërkurë, 6 korrik, do të fillojë me caktimin e terminëve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Caktimi i terminëve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora 12:00 deri 14:30. Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, ka njoftuar ShSKUK-ja, duke theksuar se nëse bëhet termi pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini do të anulohet.

“ShSKUK është në finalizim të planit për caktim të terminëve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do t’ju informojmë në vijim”, është bërë me dije në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Dauti Me 6 qershor të vitit 2000 Euan Blair,…