Avdijaj transferohet te Hartbergu

29 gusht 2021 | 18:09

Skuadra austriake, TSV Hartberg ka njoftuar marrëveshjen e arritur me mesfushorin kosovar Donis Avdijaj. Avidjaj që në të kaluarën shihej si mesfushorët më premtues sa ishte te Schalke 04, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Skuadra austriake e ka njoftuar marrëveshjen përmes një komunikate në “Twitter”: “Përshëndetje Donis. 25-vjeçari ofensivë Donis Avdijaj kalon te skuadra jonë TSV Egger Glas Hartbeg dhe nënshkruan deri në verën e 2023”.

Në të kaluarën, kosovari ishte kërkuar edhe nga dy gjigantët evropianë, si Liverpool dhe Real Madrid, por që i kishte refuzuar për të qëndruar te Schalke, vendim të cilin edhe vetë e ka quajtur të gabuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e viktimave që u shënuan të dielën në Kosovë…