Avdullahu paralajmëron masa në mbrojtje të liqenit të Badocit

26 janar 2020 | 12:51

Kryeshefu ekzekutiv i KRU “Prishtina” Ilir Avdullahu i është bashkuar iniciativës së sotme me qytetarë për ta pastruar liqenin e Badocit.

Avdullahu tha për ‘Ekonomia Online’ se kjo ditë duhet të çmohet nga të gjithë.

“Sot është një grup i madh i qytetarëve dhe kemi filluar pastrimin e këtyre brigjeve dhe sic po shihet një rënie e liqenit e cila po konsiderohet të jetë drastike dhe po shpresojmë të kemi reshje në vazhdim. Një dukuri jo e mirë, e cila është çdo vit është mbushja e brigjeve me mbeturina”, tha ai.

Mes tjerash, Avdullahu potencoi se do të merren masa në mbrojtje të këtij liqeni, si dhe deklaroi ai se është kundër ndërtimeve që rrezikojnë resursin e ujit.

“Ne shpresojmë që do të rriten masat për mbrojtje të liqenit dhe kemi plane edhe sa i përket rrethojave atje ku bëhet e pamundshme lëvizja e qytetarëve dhe hidhen mbeturinat. Tani për tani me atë çështje është duke u marrë ministria e ambientit dhe komuna për arsye s ene nuk jemi të involvim por jemi kundër çdo ndërtimi i cili do të rrezikonte resursin e ujit”, tha ai.

Fotografia e Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a

Fotografia e Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a

Fotografia e Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri TAHIRI - (Shkrim i botuar në “Bujku” dhe…