Avdyli: Covidi-19 do të sjellë dëme afatgjate për shoqërinë

06 gusht 11:44

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka numëruar dëmet afatgjate që Covid-19 do t`i sjellë Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përveç humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve, pandemia do të shkaktoj shkatërrimi ekonomik të mirëqenies familjare, prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor, jo stabilitet politik dhe gjendje të renduar psikologjike të popullatës.

Sipas tij, shteti duhet të fillojë të mendojë për zgjidhjet që sadopak do t`i zbusin pasojat e këtyre fenomeneve.

 

Postimi i plotë i Avdylit:

Përveç humbjeve të mëdha të jetëve të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :

  1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
  2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor, dmth. analfabetë
  3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
  4. trazira e jostabilitet politik që do vijnë nga përçarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,

5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve

  1. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
  2. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
  3. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njeri asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
  4. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur në botë virtuale jo reale por të padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshëm për tu kyçur në tregun e punës e jetën reale.

Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Sanchez…