Sanchezi nënshkruan me Interin kontratë trevjeçare

06 gusht 2020 | 11:42

Interi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Sanchez i është bashkuar Interit si lojtar i lirë, pasi e ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin.

Ai ka nënshkruar kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit italian.

Sanchez ishte huazuar te Interi verën e kaluar dhe pati paraqitje të mira. Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Interi është një destinacion i mirë për Sanchezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka njoftuar se futbollisti i…