Fetahaj operohet me sukses

06 gusht 2020 | 11:34

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka njoftuar se futbollisti i spikatur Liridon Fetahaj është operuar me sukses.

“Të dashur tifoz ju njoftojmë se futbollisti ynë Liridon Fetahaj iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjikë, ku fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe Doni është duke e marrë vetën. Është fjala për një shqetësim i cili në kohën e fundit ia ka pamundësuar që të jetë 100% vetja siç të gjithë e njohim për depërtime të pa parashikueshme. Klubi është me Liridonin gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur në çdo formë. Urojmë që të rikuperohet sa më parë, duke e dribluar edhe këtë problem shëndetësor dhe duke e futur në harresë. Forca Liridon Fetahaj”, thuhet në njoftimin e Ballkanit, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka qenë duke shijuar disa ditë pushime me të…