Avdyli, në edicionin tjetër te Llapi

01 maj 2018 | 18:33

Portieri Ilir Avdyli pritet të rikthehet në futbollin e Kosovës për edicionin e ri. Ish-portieri i shumë skuadrave në Kosovë në edicionin e ardhshëm pritet që sërish të bartë fanellën e skuadrës së Llapit.

Në fakt, Avdyli dhe trajneri Tahir Batatina e kanë zhvilluar një bisedë në rrjetet sociale, ku kanë bërë me dije se në kampionatin e ardhshëm e synojnë së bashku titullin e kampionit. Avdyli ishte pjesë e Llapit, më pas u transferua te skuadra e Shkëndijës së Tetovës, ndërkohë në ekipin e Kamzës së Shqipërisë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City do të provojë përsëri në afatin kalimtar të…