Avni Rustemi në Kuvend më 1924: Mos qeshni kur përmendet Lenini

11 shkurt 2024 | 08:33

Nga: Kastriot Dervishi

Më 4 shkurti 1924 në Kuvendin Kushtetues të Shqipërisë (kati i dytë i Akademisë së Shkencave sot), në fillim të mbledhjes deputeti Rauf Fico propozoi mbajtjen e zisë për nder të presidentit amerikan [Woodrow] Wilson, si një detyrim moral ndaj përkushtimit të tij ndaj çështjes shqiptare. Fill pas mbajtjes së kësaj zie, deputeti Jashar Erebara – sekretar i Kuvendit, i shtyrë nga Avni Rustemi – në pushim të seancës kërkoi mbajtjen e zisë edhe për Leninin meqë sipas tij ai paska qenë për një “Shqipëri të Madhe”. Kërkesa e Erebarës shkaktoi një ilaritet në sallë për faktin se Lenini ishte bolshevik dhe se të gjithë e dinin se ky propozim nuk ishte i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pallatet e zbukuruara me kolona të larta mermeri, kulla dhe…