Avokati i Aganit: Kjo është drejtësi selektive

24 prill 2019 | 16:42

Pas vendimit për dënim prej dy viteve e gjashtë muaj burgim për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, ka reaguar, avokati i këtij të fundit Adem Vokshi.

Vokshi para gazetarëve ka thënë se ky vendim është befasues dhe i papritur, pasi siç ka thënë ai të gjitha provat kanë dëshmuar se në veprën që akuzohet Agani nuk ka asnjë element të veprës penale.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se vendimi i gjykatës është seletiv.

“Nuk ka elemente të veprës penale, për këtë arsye është i habitshëm vendimi i gjykatës. Jo për dënimin, por thjesht për shpalljen fajtor të akuzuarve. Kjo është habia më e madhe. Unë me të vërtet kam pritë një vendim definitivisht lirues nga ana e gjykatës. Kam pritë para se me dhënë fjala përfundimtare që prokurorja do të heq dorë nga vepra penale. Pas shqyrtimit gjyqësor, pas gjithë atyre provave të administruar. Fundi-fundi cilat prova janë administruar kur kjo veprimtari e këtyre të akuzuarave kur u shpallen fajtor me ligj është e përcaktuar se si duhet vepruar. Në tërësi në harmoni me gjitha dispozitat ligjore dhe cila është arsyeja që ata me u shpall fajtor”, ka thënë Vokshi.

Avokati Vokshi ka bërë me dije se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën e Apelit. Ai ka thënë se ka besim se ky proces do të kthehet në rishqyrtim.

“Në Gjykatën e Apelit ky vendim nuk do të kaloj fare. Nëse nuk e prish Gjykata e Apelit për me kthyer lëndën në rishqyrtim me siguri do të ndryshoj dhe do t’i liroj nga përgjegjësia penale”.

“Nuk është drejtësi selektive kur ministrat para këtij kanë vepruar njësoj dhe nuk përgjigjen. Kur ministrat mbas këtij veprojnë njësoj dhe nuk përgjigjet askush nuk është kjo selektive?”, ka thënë Vokshi. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Kombëtar Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucioni i…