Avokati i Naser Pajazitajt kundërshton dënimin e klientit të tij

27 maj 2021 | 14:24

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.

Këtë vendim e ka kundërshtuar avokati mbrojtës i Naser Pajazitajt, Gëzim Kollçaku.

Pas seancës gjyqësore, ai ka thënë se vendim i gjykatës është skandaloz dhe mospërfillës.

“Fatkeqësisht ky është një gjykim skandal i kësaj gjykate, duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të Gjykatës Suprem, duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të kësaj gjykate, duke mos i marrë parasysh fare provat”, është shprehur ai, duke shtuar se po e pret arsyetimin e këtij vendimi.

“Fotografia e telefonit që ka ardh e ka dëshmu që Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë farë në Bjeshkët e Strellcit. Jam kureshtar të di arsyetimin e kësaj gjykate posa ta marrë në formë të shkruar”, ka thënë Kollçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U21 edhe zyrtarisht do të luajë ndeshje miqësore me…