Avokati i Popullit mbështet martesat në mes të gjinisë së njëjtë

27 maj 2022 | 16:55

Avokati i Popullit ka publikuar të premten opinionin për çështjen e martesave të gjinisë së njëjtë.

Në këtë opinion, Avokati i Popullit i ka dhënë mbështetje martesave të së nyejtës gjini, duke thënë se është e drejtë e garantuar kushtetuese.

Opinioni në fjalë është dërguar nëpërmjet një komunikate për media, i cili parasheh se “privimi i personave me sekse të njëjta nga e drejta e martesës, paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual”.

Mirëpo nga Avokatit të Popullit është kërkuar që në kuadër të Kodit Civil të përcaktojë shprehimisht njohjen e marrëdhënieve të personave me gjini të njëjtë.

“Për më tepër, Avokati i Popullit vlerëson se formulimi aktual i Projektkodit Civil për lejimin e bashkësive të regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta, pa e definuar qartë se çfarë paraqet një bashkësi e regjistruar civile dhe duke përcaktuar se kushtet dhe procedura për njohjen e këtyre bashkësive të rregullohen me ligj të veçantë, nuk paraqet zgjidhje dhe nuk i reflekton të drejtat e garantuara me Kushtetutë”, është thënë në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Përpara dy muajsh nuk pati kaluar Projektkodi Civil që parasheh bashkëjetesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë, ku 29 nga 61 deputetët pjesëmarrës në votim e kanë kundërshtuar atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet…