Avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës kundërshton paraburgimin: Duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik

15 prill 2023 | 17:58

Një muaj paraburgim është masa që i është caktuar të pandehurit U.H., i dyshuar për vrasjen e nënës së tij, në rastin që ndodhi të premten në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se vendimi për paraburgim u caktua pas konstatimit se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe duke pas parasysh se i pandehuri po hetohet për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal parasheh dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Në njoftim, Themelorja ka thënë se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit dhe se është vlerësuar se ka rrezik të lartë që nëse ai gjendet i lirë apo në masa tjera, mund të arratiset.

Asden Mekaj avokati mbrojtës i të dyshuarit, ka thënë se ka kundështuar duke arsyetuar se klienti i tij duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”.

“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, ka thënë Mekaj për Insajderin.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’.

E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se së shpejti do…