Avokati i Veselit: Prokuroria ka dështuar, të disiplinohet nga Specialja

04 nëntor 2022 | 16:54

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka adresuar kritika në adresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Gjykatës Speciale.

Ai gjatë konferencës së 15-të statusore ndaj liderëve të UÇK-së, ka thënë se ZPS-ja ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta dhe për këtë duhet të disiplinohet nga Gjykata Speciale, raporton “Epoka e re”.

“Ky ekip i prokurorisë ka dështuar në kryerjen e detyrave të veta dhe duhet t’i vihet fundi, të disiplinohet në mënyrë që ta kryejë punën në mënyrë të drejt dhe të përshtatshme”, ka thënë Emmersoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Pejë Sindikata e Policisë së Kosovës ka hapur…