Avokati Popullit aprovon ankesën e Sami Mazrekut, Ligji për Tatimin në pronë duhet ndryshuar

03 gusht 2023 | 14:59

Avokati i Popullit ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazrekut kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Deri para kohës kur Mazreku ka bërë ankesën në zyrën e Avokatit të Popullit për të regjistruar veturat e tyre qytetaret është dashur të paguajnë tatimin në pronë.

Deri sa pas ankesës së drejtorit Mazreku kjo praktikë diskriminuese e komunave të Kosovës më nuk aplikohet fare.

“Avokati i Popullit në bazë të nenit 16, paragrafi 1, të Ligjit numër 05/L-019 për Avokatin e Popullit ka pranuar ankesë nga z.Sami Mazreku, parashtuar kundër Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Ligjit për Tatimin në pronën e paluajtshme” thuhet më tutje në vendimin.

Më tutje se Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Financave të ndërmarrë nismën  legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme , në mënyrë që neni numër 29 të hiqet në tersi.

Përndryshe drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku që nga fillimi ka deklaruar se kushtëzimi i qytetareve në pagesën e tatimit në pronë si kusht për të regjistruar automjetin është antikushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasagjerët në bordin e një avioni përjetuan momente frikë dhe…