Avokati i Popullit ka pranuar 1774 ankesa të ndryshme

22 dhjetor 2017 | 14:29

Gjatë vitit 2017 institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1774 ankesa, prej tyre 924 ankesa kanë qenë të papranueshme, 819 të tjera janë raste të hapura për hetim dhe 61 të tjera janë ankesa të hapura sipas detyrës zyrtare.

Kështu ka bërë me dije në një konferencë për medie të organizuar nga Avokati i Popullit, ku u është theksuar se në të gjitha këto raste kanë qenë 3144 persona të përfshirë në ankesat e paraqitura.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është shprehur i lumtur për disa nga arritjet në këtë institucion, duke përfshirë fuqizimin e hetimit të rasteve sipas detyrës zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se Cristiano Ronaldo stërviti i veçuar nga pjesa…