
Zidane: Ronaldo, gati për “El Clasico”
22 dhjetor
14:28
Përkundër faktit se Cristiano Ronaldo stërviti i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës në dy ditët e fundit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë sot se portugezi është në gjendje të mirë fizike dhe 100% i gatshëm për “El Clasico”.
Sot, Ronaldo u fotografua duke stërvitur përkrahë bashkëlojtarëve të tij dhe Zidane e ka konfirmuar në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Barcelonës, e cila duhet nesër duke nisur nga ora 13:00, se sulmuesi portugez do të paraqitet në formacionin startues.
“Ai është mirë; 100% i gatshëm. Sot ka stërvitur dhe kjo është e gjitha që më intereson”, ka thënë Zidane.